Gjuha:
Përvjetori i 15-të
Hejjjjj! Si sot e 15 vite më parë, më 30 Gusht 1997, u shkelmua topi për të filluar ndeshjen e parë unike në Hattrick. Që atëherë, qindra miljon ndeshje janë luajtur, dhe shumë përdorues nga e gjithë bota kanë shpenzuar biljona orë për të vendosur më së miri urdhërat e ndeshjes, duke gjuajtur lojtarin perfekt në transfertat e merkatos, ose thjesht duke socializuar me përdoruesit e tjerë. Kur ne filluam, ne nuk mund të imagjinonim që Hattrick do të bëhej ky që është sot. Por disa ide gjetën rrugën e tyre.
Ka qënë një udhëtim i paimagjinueshëm. Nganjëherë udhitimi ka qënë i vështirë, por shumica rrugëtimit ka qënë një kënaqësi, ne nuk mund të kishim dëshiruar një shoqëri më të mirë sesa komuniteti i Hattrick. Ne po shikojmë përpara për dekadën tjetër. Siç thuhet, 15 vite nuk është më moshë sot e kësaj dite.
Ju pret udhëtimi juaj si menaxher futbolli!
Hattrick është loja origjinale e menaxherit të futbollit dhe është falas për tu luajtur. Këtu ju do krijoni klubin tuaj, ndërtoni ekipin e ëndrave, dhe të sfidoni qindra mijëra njerëz real nga i gjithë globi.